Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim

Komisioni i Prokurorisë së Lartë Publike në Serbi, me udhëzim të kryeprokurores Zagorka Dolovac, po shqyrton edhe rastin ndaj biznesmenit të afër me Aleksander Vuçiqin dhe autorit të sulmit terrorist në Banjskë Milan Radoiçiq.

Siç raporton mediumi serb Nova.rs, vëmendje e veçantë po i kushtohet rrethanave në të cilat Radoiçiqit nuk iu caktua masa e paraburgimit pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, pavarësisht rëndësisë së veprave penale për të cilat dyshohet.

Sipas Nova.rs, një nga arsyet që ishte përmendur për moscaktimin e paraburgimit ishte se prokurori i atëhershëm i rastit, Nikola Panteliq, në kërkesën e tij për paraburgim kishte paraqitur vetëm një rrethanë që mund të tregonte se Radoiçiqi, nëse do të qëndronte i lirë, mund ta pengonte zhvillimin e procedurës.

Bëhej fjalë për rrezikun e arratisjes, ndonëse, sipas raportimit, Radoiçiqi ishte dorëzuar vetë dhe ishte paraqitur vullnetarisht për t’u marrë në pyetje në prokurori.

Mediumi serb shkruan se komisioni pritet të shqyrtojë edhe arsyet pse prokurori Panteliq nuk ishte thirrur në tri rrethanat e tjera që mund të përbënin bazë për caktimin e paraburgimit: rrezikun e përsëritjes së veprës penale, ndikimin te dëshmitarët dhe shqetësimin e publikut.

Panteliq, ndërkohë, është avancuar në pozitën e shefit në Prokurorinë e Lartë Publike në Pançevë.

Shqyrtimi i këtij rasti është pjesë e punës së komisionit të Prokurorisë së Lartë Publike, i cili, sipas Nova.rs, po kontrollon edhe mënyrën e trajtimit të rasteve të caktuara nga prokuroritë në Serbi./Express/

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika