Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Gjumi s’ka me ju marrë” – protestë në Pejë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

protesta

Protesta në Pejë (Foto: KOHA)

Sot në Pejë është protestuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të kësaj komune me 25 tetor.

Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen të cilën dyshohet se e kreu ish-kunati i Zekajt, Albert Sylaj i cili është arrestuar dhe gjendet në paraburgim.

Pjesëmarrës në protestë kanë qenë edhe familjarë të Arlinda Zekajt.

Marshi ka filluar nga Komuna e Pejës, ka vazhduar te Qendra për Punë Sociale, te Policia dhe Gjykata e ka përfunduar të Prokuroria.

Protestuesit kanë hedhur tymuese, vezë e kanë brohoritur “Edhe sa gra të vrara” para Prokurorisë në Pejë.

Edhe “Shteti do të japë llogari”, paralajmërohet vazhdimi i protestave Arbëri “Shteti do të japë llogari”, paralajmërohet vazhdimi i protestave

Njëra prej organizatoreve të protestës ka thënë se të gjitha institucionet kanë dështuar ta mbrojnë jetën e Arlindës. 

“Ne sot si qytetarë e bashkëqytetarë të Arlindës kemi ardhur te secili institucion për të kërkuar drejtësi”, është shprehur ajo. 

Protesta janë paralajmëruar se do të mbahen edhe në Mitrovicë nga ora 13:00 si dhe në Prishtinë nga ora 16:00. 

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj, Ndërkohë që ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ditën e vrasjes ishte ndaluar nga organet e rendit pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

Edhe Protestuesit vendosin tendë para Qeverisë Arbëri Protestuesit vendosin tendë para Qeverisë

Vetëm tri ditë para se të vritej Zekaj i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej. 

VIDEO:

Lexo përditësimet tjera
Fotografi nga protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protesta në gjithë Kosovën, kërkohet drejtësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt