Këngëtari i njohur Fero ishte i ftuari i kësaj të premteje në emisionin “Live me Luizin”.
Gjatë bisedës me Luiz Ejllin, ai foli për familjen, karrierën dhe jetën personale, por edhe për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother”.
Të lidhura
None found
I pyetur nëse do të bëhej pjesë e reality show-t, Fero tha se do të hynte vetëm me synimin për ta fituar.
“Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar. Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother? Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë lakuar se do të hyj. Tani, duke qëndruar me ty, është shumë e lehtë ta fitoj Big Brother-in”, u shpreh ai me humor, duke marrë duartrokitjet e publikut.








