Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës në pronësi të Thoma Torit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale.

Kjo është hera e dytë që një situatë e tillë regjistrohet në të njëjtin biznes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe policia.

Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e incidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: