Protesta në ditën e 19-të, Rama përsërit ftesën për dialog
Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijon këtë të premte në ditën e saj të 19-të. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, protestuesit vijojnë të mbajnë qëndrimin e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Edhe gjatë ditës së sotme, Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje të “tavolinës prej mermeri” të vendosura përpara Kryeministrisë, përmes të cilave ka përsëritur ftesën për bisedime me studentët. Kryeministri ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për dialog, duke e konsideruar atë si rrugën për adresimin e kërkesave të tyre.
Nga ana tjetër, protestuesit nuk e kanë pranuar deri më tani këtë format komunikimi, ndërsa kërkesa për largimin e Ramës është bërë pjesë qendrore e protestës. Lëvizja, e cila nisi me kërkesa që lidhen me arsimin dhe kushtet e studentëve, është zgjeruar më tej me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe me kërkesa që lidhen me qeverisjen.
Kryeministri ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke argumentuar se qeveria ka marrë një mandat përmes zgjedhjeve. Kështu, ndërsa Rama vijon të kërkojë dialog, protestuesit këmbëngulin se zgjidhja që kërkojnë është largimi i tij nga detyra.
Këtë të shtunë, janë njoftuar dy protesta. Në orën 12:00 do të zhvillohet protesta kombëtare e njoftuar nga Partia Demokratike teksa studentë kanë grumbullimin në orën 12 para Ministrisë së Arsimit dhe më pas në orën 14:00 para Kryeministrisë.
Gogu propozon katër masa për mbrojtjen e të miturve në kontakt me policinë
Psoriaza, sëmundja e lëkurës që ndikohet edhe nga stresi, mund të trajtohet
Komisioni Evropian: Po vlerësojmë projektligjin për Bankën e Shqipërisë
- 08:09 Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë
- 08:03 Prokuroria në Munih: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani
- 22:24 Avokati Ibraj: Autori rrezikon burgim të përjetshëm, bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite burg
- 22:23 “Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro
- 22:08 Krasniqi: Arlinda Zekaj dokumentoi gjithçka, një rrjet pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës
- 21:44 Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Ibraj: Efektivi i policisë duhet të ishte në burg…