Rusia ka përshkallëzuar sulmet në Ukrainë. Gjatë orëve të natës forcat ruse goditën me dron një një termocentral në Kiev, duke lënë  pa energji, distriktet Obolonskyi, Darnytskyi, Desnianskyi dhe Podilskyi.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi në Telegram se, pas tre sulmeve me dronë kundër infrastrukturës kritike, kishin lindur edhe probleme me furnizimin me ujë.

Në veçanti, zona e qytetit në bregun e majtë të lumit Dnieper mbeti pa ujë. Shkalla e plotë e demit nga sulmet nuk është ende e qartë tha ai. Ndërkohë tre persona u plagosën dhe dhjetë ndërtesa banimi u dëmtuan në një sulm tjetër me dron në Kharkiv, raportoi kryebashkiaku Ihor Terekhov.

Në mesin e këtyre tensioneve presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti "të rëndësishëm" vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të autorizuar Ukrainën të blejë 500 sisteme anti-raketash Patriot, të destinuara për t'iu kundërvënë raketave balistike ruse.

“Këto sisteme mund të përbëjnë një sistem mbrojtës jashtëzakonisht efektiv përpara dimrit të ardhshëm, kur termocentralet do të bombardohen nga rusët. Megjithatë, është përcaktuar se dërgesat mund të fillojnë vetëm pas disa vitesh. Prandaj, u kërkojmë partnerëve tanë të gjejnë një zgjidhje për periudhën aktuale", tha Zelensky.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:37
Media: Forcat ruse goditën një anije tregtare që transportonte armë për në Kiev

Forcat ruse goditën një anije mallrash që transportonte pajisje ushtarake të destinuara për ushtrinë ukrainase, në jug të Odesës, raportoi TASS , duke cituar një deklaratë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes.

"Sulmi goditi një anije mallrash në det, 18 kilometra (rreth 11.1 milje) në jug të Odesës, që transportonte pajisje ushtarake të destinuara për nevojat e ushtrisë ukrainase", tha ministria.

Ora 09:04
Zelensky zhvillon sot takim me Erdoganin në Turqi, në fokus rifillimi i negociatave për përfundimin e luftës me Rusinë

1793435135_erdogan.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë një takim ditën e sotme me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t'i dhënë fund luftës me Rusinë e cila vijon prej më shumë se katër vitesh e gjysmë. Kievi shpreson që gjatë muajit nëntor të ketë përparim drejt rifillimit të negociatave të paqes, ku synohet të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.

Në fjalimin e tij ditën e djeshme Zelensky bëri të ditur se diskutimet lidhen edhe me mundësinë e rifillimit, gjatë muajit nëntor, të negociatave që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin.

“Negociata të rëndësishme do të zhvillohen në Turqi. Po punojmë gjithashtu për të siguruar që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë diplomatike në dispozicion”, deklaroi presidenti ukrainas.

Ai shtoi se Kievi shpreson që gjatë muajit nëntor të ketë përparim drejt formateve të negociatave që janë diskutuar prej kohësh.

Ndërkohë, drejtori i Komunikimit i Presidencës turke, Burhanettin Duran,konfirmoi përmes një reagimi në platformën X se Zelensky do të takohet të shtunën në Stamboll me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Vizita zhvillohet në një moment kur përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës po marrin një rëndësi të veçantë. Zelensky ka deklaruar këtë javë se shpreson që një takim trepalësh mes negociatorëve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të zhvillohet në Abu Dhabi, në periudhën 6–10 nëntor.