Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, pedagogët dhe PD do t’u bashkohen në mbështetje
Protesta studentore do të vijojë edhe këtë fundjave teksa ata kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit.
Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu, këtë të shtunë është njoftuar protestë kombëtare edhe nga PD. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore.
Berisha vlerësoi qëndresën e studentëve dhe të rinjve që prej disa ditësh protestojnë në rrugët e Tiranës, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një dëshmi të guximit qytetar.
Studentët gjithashtu kanë njoftuar se në orën 14:00 do të vijojnë protestën para Kryeministrisë. Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta dhe nëse do të ketë përplasje me policinë. Në protestat e mëparshme janë regjistruar disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Për herë të dytë në pak kohë, përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec
Protesta në ditën e 19-të, Rama përsërit ftesën për dialog
Gogu propozon katër masa për mbrojtjen e të miturve në kontakt me policinë
- 08:22 Për herë të dytë në pak kohë, përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec
- 08:16 Protesta në ditën e 19-të, Rama përsërit ftesën për dialog
- 08:09 Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë
- 08:03 Prokuroria në Munih: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani
- 22:24 Avokati Ibraj: Autori rrezikon burgim të përjetshëm, bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite burg
- 22:23 “Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro