Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës në pronësi të Thoma Torit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale.
Kjo është hera e dytë që një situatë e tillë regjistrohet në të njëjtin biznes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe policia. Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e incidentit.







