Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur më 30 tetor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 24 tetor, në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë të Jugut.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.