Sulmoi kalimtarët me gurë dhe copa druri në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Foto: Arkiv
Një person është arrestuar në Shtërpcë, pasi dyshohet se kishte sulmuar kalimtarët e rastit me mjete të forta, përfshirë gurë dhe copa druri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 tetor, rreth orës 11:30.
Gjatë përpjekjes për ta vënë nën kontroll të dyshuarin, ai e ka shtyrë një zyrtare policore, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate







































