Studentët sot në protestë, Rama i fton sërish në dialog

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar sërish protestuesit për dialog, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të tyre.

Si çdo mëngjes, edhe këtë të shtunë, Rama ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku shihet një tryezë e gurtë e vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”.

Ndërkohë, këtë të shtunë studentët do të mbajnë protestën e radhës kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Nën sloganin “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë janë mobilizuar për t’u mbledhur në orën 12:00 para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të zhvillohet protesta.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të tyre.

Në protestë pritet të rikthehen edhe demokratët, në shenjë solidariteti me studentët.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika