Një zjarr ka përfshirë fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, pak para mesnatës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë një pjesë të godinës në pronësi të Thoma Torit. Shkak i mundshëm dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Ky është rasti i dytë kur një zjarr përfshin të njëjtin biznes.


