
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në Gjirokastër, duke shkaktuar dëme vetëm në objektin e përfshirë nga flakët. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.
Falë ndërhyrjes në kohë, u arrit të mbroheshin dy pallate banimi që ndodheshin pranë magazinës. Flakët nuk depërtuan në banesat përreth dhe nuk shkaktuan dëme as në automjetet e parkuara pranë objektit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesat dhe automjetet përreth.
Për shkak të përmasave të zjarrit, gjatë orëve të natës u ndërpre edhe furnizimi me energji elektrike në gjysmën e qytetit të Gjirokastrës.