Një sulm me dronë rusë ka goditur objektiva infrastrukturore në Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të kryeqytetit ukrainas.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur përmes një mesazhi në Telegram se sulmi kishte shkaktuar dëme dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Ai njoftoi gjithashtu se ekipet e shërbimeve të qytetit kishin dalë në terren për të riparuar dëmet.
Ndërkohë, kompania ukrainase e energjisë DTEK raportoi se ndërprerje të energjisë elektrike ishin regjistruar në pjesë të katër lagjeve të qytetit.


