Lajmi i fundit

LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës

Studentët sot mbajnë protestë kombëtare, në mbështetje të tyre edhe opozita

09:10, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe tubimesh kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë janë mobilizuar për t’u mbledhur në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet të zhvillohet protesta.

Siç raporton gazetarja e Syri TV, Marsi Korreshi, në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët dhe Partia Demokratike, e cila ka shprehur mbështetjen e saj prej muajsh për lëvizjen e tyre.

Në thirrjet e tyre, studentët kanë artikuluar si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama për të kaluar vendin në një qeveri teknike, e cila duhet të çojë Shqipërinë në zgjedhje të lira.

Pas javësh protestash, të rinjtë vijojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen pa plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimi i sotëm pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për lëvizjen studentore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco