Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar nga Manza e Durrësit, është arrestuar pasi dyshohet se dhunoi fizikisht bashkëshorten, e cila ndërroi jetë nga plagët e marra. Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2022.

Specialistët e Hetimit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj F. H., banues në Manzë, bëri të ditur policia.

Të lidhura

None found

Hetimet dyshojnë se më 18 mars 2022, 38-vjeçari ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Gruaja vdiq 10 ditë më pas, si pasojë e dëmtimeve.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e kishte caktuar masën e sigurisë më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ai u ndalua pas deportimit nga Greqia.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Durrësit për vijimin e veprimeve.


Shtuar më 31.10.2026 09:32