Sulmi ndaj ambasadës izraelite në Beograd, autori ishte nën hetim edhe në Gjermani
Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të marrë sërish një kthesë të përshkallëzuar në ditët në vijim.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake ndaj Iranit, potencialisht që më 4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.
Sipas portalit Ms. Now, administrata amerikane ka informuar aleatët e saj në vendet e Gjirit Persik që të përgatiten për një seri sulmesh të shkurtra dhe intensive kundër Iranit. Informacioni është bërë i ditur nga tre zyrtarë të lartë arabë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.
Megjithatë, plani mbetet ende i pasigurt dhe nuk ka një konfirmim zyrtar se Uashingtoni ka marrë një vendim për rifillimin e operacioneve ushtarake.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i pyetur për këto raportime, deklaroi se administrata nuk komenton planet e mundshme ushtarake, ndërsa theksoi se Donald Trump i ka të gjitha opsionet në tryezë për të garantuar që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore.
Sipas raportimeve, një nga faktorët që e bën të ndërlikuar një përshkallëzim të ri është edhe mungesa e një mbështetjeje të unifikuar brenda kampit republikan. Baza e mbështetësve të Trump është gjithnjë e më e ndarë lidhur me qëndrimin ndaj Iranit dhe rolin që Shtetet e Bashkuara duhet të kenë në konfliktet ndërkombëtare.
Ndërkohë, lufta mes dy vendeve mbetet aktualisht e pezulluar, pasi Uashingtoni nuk ka kryer sulme ndaj Iranit që prej 1 shtatorit. Trump kishte deklaruar më herët se nuk do të urdhëronte operacione të reja ushtarake gjatë periudhës së zgjedhjeve të mesmandatit.
Top Channel