Studentët refuzojnë dialogun dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama vendos sërish tavolinën prej guri para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar sërish në dialog studentët, të cilët janë ngritur në protestë dhe i kërkojnë dorëheqjen.Ditën e sotme, ai ka vendosur sërish një tavolinë prej guri përpara Kryeministrisë, me disa fletë në të cilën shkruhet “dialog”.

Të rinjtë e kanë refuzuar prej ditësh thirrjen për dialog të kreut të qeverisë, duke theksuar se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegociueshme.

Të lidhura

None found

Ata dolën në shesh ditë më parë pas muajsh protestë paqësore, ndërsa u përfshinë në përplasje të ashpra me policinë.

Veprimet e efektivëve të policisë janë dënuar për shkak të dhunës së ushtruar ndaj të rinjve, ndërsa shumë janë vënë në pranga.

Kujtojmë që ditën e sotme, në oën 12:00, studentët do të dalin sërish në protestë kombëtare para ministrisë së Arsimit. Në mbështetje pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor.

 


Shtuar më 31.10.2026 09:45