Zjarr i fuqishëm në një magazinë në Gjirokastër, flakët rrezikuan dy pallate banimi

Zjarr i fuqishëm në një magazinë në Gjirokastër, flakët rrezikuan dy pallate banimi

09:25, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një magazinë që përdorej për aktivitetin e lyerjes së automjeteve është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër. Ngjarja është regjistruar në rrugën pranë Fushës së Vjetër, pas subjektit “Autopasion”.

Njoftimi për zjarrin është marrë nga Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër në orën 23:29. Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit kanë konstatuar se flakët kishin përfshirë të gjithë magazinën, duke rrezikuar përhapjen e tyre drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin pranë objektit.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan katër automjete zjarrfikëse, një autobot dhe i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës. Pas disa orësh ndërhyrjeje intensive, flakët u vunë nën kontroll dhe u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit.

Nga zjarri është djegur vetëm magazina, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shpëtimin e dy pallateve të banimit dhe të automjeteve të parkuara pranë objektit, duke shmangur dëme të tjera materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco