Nga Boldnews.al
Ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vetë ai kërkoi dorëheqjen masive të drejtorëve në administratën e lartë publike. Me një urdhër verbal, dhënë me tone të larta, kryeministri u la porosi të prerë ministrave që të lajmëronin drejtorët në varësi të tyre për të dhënë dorëheqjen. Një nismë pa kuptim politik dhe juridik, por nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit nga ana e Ramës për lëvizjet tërësisht populiste, pa asnjë bazë juridike.
Nuk është hera e parë që kryeministri në emër të “ndyshimeve të mëdha”, ndërmerr nisma në dukje të thella. Në korrik të vitit të kaluar Rama kërkoi shkarkimin e drejtorëve dhe administratorëve në të gjithë bashkitë e drejtuar nga socialistët. Ashtu ndodhi.
Masivisht dhanë dorëheqjen, por dorëheqje në masë që shpërndau tymnajë po në masë. Një vit më pas, mbi 95% e drejtorëve dhe administratorëve të shkarkuar janë në të njëjtën detyrë. Me një “urdhër të ndërmjetëm” ashtu si në rastin e dorëheqjes së administratorëve edhe drejtorët e dorëhequr do të kalojnë në “komisionin Rama”. Pritet që të merret në analizë puna e tyre dhe nuk është aspak çudi që të mbajnë të njëjtat poste.
Njësoj si administratorët e bashkive, drejtorët akutualë që e kanë pasur rezultate të larta në “shkollën e partisë” do të rikthehen aty ku ishin, ose në pozicione paralele në sektorë të tjerë. Janë mbi 130 drejtorë të nivelit të lartë në administratën e lartë të qeverisjes qëndrore që sa për sy kërkon të pudrosë faqen e zezë.
E gjithë nisma mbetet një tetativë e kryeminiatrit për të treguar se e ka “kuptuar” protestën dhe po merr masat që të përgjigjet për një qeverisje të përgjegjshme, duke ia veshur përgjegjësinë “republikës së drejtorëve”. Lëvizja taktike është fort e vjetër në kohë dhe formë, duke nxjerrë një Ramën të konsumuar edhe në propagandë. Megjithatë lajmet se ky drejtor apo ai drejtor dha dorëheqjen do jenë të pranishme më shumë për të sfumuar kërkesën kryesore: “Rama jepe dorëheqjen”.














