Një 38-vjeçar është arrestuar pas deportimit nga Greqia, pasi akuzohet se katër vite më parë ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Bëhet fjalë për Fatjon Hoxhën, banues në Manzë, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Ngjarja është regjistruar më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Gruaja ndërroi jetë 10 ditë më vonë, për shkak të dëmtimeve të marra.
Sipas njoftimit të policisë, masa e sigurisë u ekzekutua nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, pas deportimit të Hoxhës nga Greqia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.


