Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka kryer katër vjedhje me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit, brenda një periudhe prej vetëm 10 ditësh.
Sipas policisë, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 19-28 tetor 2026. Nga bizneset janë marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe një server i kamerave të sigurisë.
I arrestuari, Y. D., banues në Fier, ishte shpallur në kërkim dhe rezulton me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.
Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 30-vjeçari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.


