Dhunoi për vdekjen bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga Greqia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.10.2026, 09:47

Një 38-vjeçar nga Manza është arrestuar nga policia pas deportimit nga Greqia, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2022. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.

Ndaj 38-vjeçarit me inicialet F. H. ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më 31 mars 2022. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa masa e sigurisë ishte lëshuar vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë.

Ndalimi i tij u bë i mundur pas deportimit nga Greqia, ku ai ndodhej prej një periudhe kohe. Pas ekzekutimit të masës së sigurisë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit