Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë një pjesë të godinës, por ende nuk ka detaje sa i përket shkaqeve të rënies së tij. Kjo është hera e dytë që ndodh një situatë e tillë në të njëjtin biznes.