Katër biznese në qytetin e Fierit janë bërë pre e vjedhjeve me thyerje gjatë muajit tetor. Pas hetimeve, policia ka identifikuar dhe arrestuar Ysen Driza, 30-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të sistemit të kamerave të sigurisë.