Dhunoi bashkëshorten për vdekje, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga greqia
Një ngjarje e rëndë e ndodhur në vitin 2022 ka sjellë arrestimin e një 38-vjeçari nga Manza, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ai u ndalua nga autoritetet shqiptare pas deportimit nga Greqia, ku kishte qëndruar për një periudhë kohe.
Sipas të dhënave të policisë, ngjarja daton më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ndërroi jetë dhjetë ditë më vonë.
Për të dyshuarin, me inicialet F.H., Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” që më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Megjithatë, ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur vetëm pas deportimit të tij nga Greqia. Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.
Ngjarja rikthen në vëmendje pasojat fatale të dhunës në familje, ndërsa çështja tashmë do të vijojë në rrugë ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



