
Studentët do të zhvillojnë sot një protestë kombëtare, pas disa javësh tubimesh dhe reagimesh kundër qeverisë. Nën thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë kanë paralajmëruar grumbullimin në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit.
Protestës pritet t’i bashkohen edhe pedagogë, të cilët ditët e fundit kanë bojkotuar procesin mësimor në mbështetje të studentëve. Në tubim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues dhe mbështetës të opozitës.
Kërkesa kryesore e studentëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në thirrjet e tyre ata kanë kërkuar gjithashtu ndryshimin e klasës aktuale politike dhe një frymë të re në vend.
Pas tre javësh protestash, studentët deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimi i sotëm shënon një tjetër etapë të protestës studentore.