Gjashtë vende mbështetën Lionel Messin në krye të votimit për Topin e Artë 2026, të fituar nga Harry Kane, pasi gazetarët që përfaqësonin këto vende i dhanë atij vendin e parë në fletët e tyre përkatëse.

Harry Kane fitoi çmimin prestigjioz individual, Topi i Artë 2026, duke lënë pas vete Kylian Mbappe me një diferencë prej vetëm 28 votash, ndërsa në pozitën e tretë përfundoi ylli i Barcelonës, Lamine Yamal.


Në vendin e katërt përfundoi Rodri, teksa në pozitën e pestë ishte legjenda argjentinase, Lionel Messi me 612 pikë, duke befasuar jo pak njerëz.

Ylli argjentinas fitoi mbështetjen unanime të korrespondentëve nga Argjentina, Bjellorusia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Panamaja.

Detaji më mbresëlënës i votimit erdhi nga Brazili, përfaqësuesi i të cilit la mënjanë rivalitetin historik të futbollit të Amerikës së Jugut për të njohur sezonin e sulmuesit të Inter Miami si më të mirin në planet pas performancës së tij në Kupën e Botës 2026, ku ai përfundoi i dyti me Albiceleste. /Telegrafi/