E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ka kryer katër vjedhje me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit gjatë muajit tetor. Operacioni policor është koduar “Precedenti”. Në pranga ka rënë shtetasi Ysen Driza banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe rezulton me precedent kriminal në këtë fushë.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari, gjatë periudhës 19-28 tetor 2026, ka vjedhur në katër biznese shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të ndryshme, mes tyre edhe serverin e sistemit të kamerave të sigurisë.

Reklamë

Vjedhjet janë kryer gjatë natës, ndërsa pas kallëzimeve të disa qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur edhe raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga 30-vjeçari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.