Të dënuar me nga 15 vite burg nga Gjermania, arrestohen në Morinë dy të rinjtë e shpallur në kërkim
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në pranga në Morinë. Policia bën me dije se të arrestuari janë shqiptarë të Kosovës dhe se ata janë në kërkim nga Gjermani për vjedhje me dhunë.
Më tej bëhet me dije se të dy janë të dënuar me nga 15 vite burg secili. Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Erfurtit i ka dënuar dy të rinjtë me nga 15 vite burgim për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.
“Morinë, Kukës/ Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë, kapen në Morinë dy shtetas kosovarë, të dënuar me nga 15 vite burg secili.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Wanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht:
G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë.
Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë”, njofton policia.
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ulet me 6 lekë nafta
Kryenin vjedhje në Pogradec dhe Korçë, arrestohen dy të rinj! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre
Autor i 4 vjedhjeve në Fier, arrestohet 30-vjeçari me precedentë penalë
- 10:20 Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ulet me 6 lekë nafta
- 10:13 Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi
- 09:57 Kryenin vjedhje në Pogradec dhe Korçë, arrestohen dy të rinj! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre
- 09:45 Autor i 4 vjedhjeve në Fier, arrestohet 30-vjeçari me precedentë penalë
- 09:34 Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur
- 09:24 Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga Greqia