Numërimi mbrapsht ka filluar. Kanë mbetur vetëm pak orë nga fillimi i supersfidës Milan-Inter, derbi i parë zyrtar i Milanos në këtë sezon. Kuqezinjtë kanë fituar 3 nga 4 sfidat e fundit me zikaltrit në Serie A dhe synojnë që të barazojnë serinë e 3 fitoreve radhazi që regjistruan në periudhën 2002-2004 kur në pankinë ishte Carlo Ancelotti.

Ndërsa Interi dëshiron t’i japë fund një thatësire fitoresh që zgjat prej 7 ndeshjes dhe të vijojë me serinë e shënimit të golave në çdo sfidë; skuadra e Chivut ka shënuar në të 19 ndeshjet e fundit të kampionatit. sfida e fundit ku Interi nuk ka mundur të gjejë golin ishte pikërisht derbi i sezonit të kaluar.

Inter, të rejat e fundit për gjendjen e Carlos Augusto

Në portën e zikaltërve nuk pritet të ketë surpriza; Chivu do të caktojë si titullar Josep Martinez, pavarësisht ndeshjes shumë të mirë të Provedel në Venezia. Dyshimet mbeten ende te mbrojtja; Carlos Augusto, i prekur nga nje virus në stomak, pritet të rikuperohet. Në këtë rast, ai që rrezikon të mbetet jashtë skuadre është Bisseck, me Bastonin që vendoset sërish në qendër të mbrojtjes me tre. Por braziliani mund të luajë edhe më i avancuar në vend të Dimarcos që është stërvitur pak dhe nuk është e sigurt që do të luajë. Në mesfushë, balotazhi është ngushtuar te ai mes Zielinski dhe Mkhitaryan me rikthimin e Barellas dhe Calhanoglu. në sulm, Pio Esposito që kaloi gjendjen gripale do të jete përkrah Thuram.

Milan, zgjedhjet e Amorim

Nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur, trajneri i Milanit pritet të hedhë në fushën e lojës këtë formacion: Maignan; Gila, De ëinter, Pavlovic, Diawara; Musah, Modric, Rabiot; Moreira, Ramos, Pulisic. Që do të thotë se trajneri portugez heq dorë nga Hutchinson për të fuqizuar më shumë fizikisht mesfushën me Musah. Rabiot e nis nga mesfusha duke qenë e i lirë që të luajë më përpara pas Ramos për të shndërruar skemën e kuqezinjve në modulin klasik 4-2-3-1. 

Top Channel