Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin
Presidenti polak, Karol Nawrocki do të presë sot përfaqësues të partive të shumicës dhe opozitës për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike dhe institucionale, e cila mori një kthesë tensionesh, me ndërhyrjen e policisë në Gjykatën Kushtetuese në Varshavë.
“Për shkak të kërcënimit ndaj sigurisë së brendshme të Republikës së Polonisë, po thërras sot konsultime urgjente me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të forcave parlamentare”, tha Karol Nawrotski në një deklaratë të lexuar herët këtë mëngjes para Gjykatës Kushtetuese nga shefi i stafit të tij, Pawel Szerfernaker.
Gjykata Kushtetuese Polake, të cilën Bashkimi Evropian e konsideronte shumë të varur nga pushteti politik, ishte në qendër të një debati midis Brukselit dhe nacionalistëve të PiS (Ligj dhe Drejtësi) gjatë mandateve të tyre përkatëse qeveritare 2015-2023.
Që nga viti 2015, qeveria e PiS ka emëruar gjyqtarë me prirje të hapura politike, të cilët as Bashkimi Evropian dhe as kreu aktual i qeverisë, Donald Tusk i qendrës së djathtë, nuk i njohin.
Pasi u rikthye në pushtet në vitin 2023, Tusk premtoi të zgjidhte krizën, pa sukses deri më tani, pasi emërimet në Gjykatën Kushtetuese, të bëra nga qeveria e tij dhe Sejmi, dhoma e ulët e parlamentit polak, nuk u ratifikuan nga kreu i shtetit, i cili po bllokon procesin.
Ngjarjet u përshpejtuan papritur të premten: forca speciale të policisë u vendosën në ambientet e gjykatës për të bllokuar hyrjen në të, Ministrja e Drejtësisë kërkoi heqjen e imunitetit të presidentes së saj , e cila është emëruar nga PiS, dhe një gjyqtare, e emëruar së fundmi nga shumica, njoftoi se do të merrte përkohësisht presidencën e gjykatës.
Vendosja e forcave të rendit u zhvillua ndërsa Navrotsky ishte në një aeroplan që shkonte në Senegal, ku do të merrte pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Rinore. Ai e anuloi menjëherë udhëtimin, ndërroi mendje dhe shkoi në gjykatë atë mbrëmje.
Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr
Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin
SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa
- 11:09 Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr
- 10:50 Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin
- 10:37 SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa
- 10:30 Të dënuar me nga 15 vite burg nga Gjermania, arrestohen në Morinë dy të rinjtë e shpallur në kërkim
- 10:20 Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ulet me 6 lekë nafta
- 10:13 Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi