Sindikata e Gardës së Republikës ka reaguar në lidhje me rritjen e pagave të punonjësve dhe i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se nuk mund të pritet më për përmirësimin e trajtimit financiar.
Përmes një reagimi publik, sindikata i ka bërë thirrje sektorit të financës dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për hartimin dhe paraqitjen pranë Ministrisë së Financave të programit të rritjes së pagave për punonjësit e këtij institucioni.
Sindikata thekson se çështja nuk mund të shtyhet më tej. Sipas tyre, që prej vitit 2001, punonjësit e këtij institucioni nuk janë vlerësuar financiarisht në përputhje me përgjegjësitë që mbartin.
“Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshme; “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës”programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara.












