Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka emëruar Sefer Isufin në postin e Këshilltarit Ushtarak. Shiroka-Pula mban gjithashtu detyrën e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Emërimin e bëri të ditur vetë Isufi përmes një postimi në Facebook, ku sqaroi se vendimi është marrë nga Presidentja Shiroka-Pula.
Të lidhura
None found
Isufi u shpreh mirënjohës për besimin e treguar dhe tha se do ta kryejë detyrën me përkushtim të plotë, duke iu përmbajtur përgjegjësive institucionale dhe interesave të sigurisë së vendit.
Në postimin e tij, ai shkroi se emërimi u bë me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së saj, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, e cila është njëherësh Komandante Supreme e FSK-së. Isufi shtoi se e konsideron nder këtë besim dhe se do t’i përkushtohet detyrës, Kushtetutës dhe interesave strategjike të sigurisë e mbrojtjes së vendit.







