Një vendim i Gjykatës së Apelit në SHBA ka pezulluar urdhrin për rihapjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të vitit 2027, duke i dhënë mundësi administratës Trump të mbajë të bllokuar procesin.
Sipas medias amerikane, gjykata pranoi kërkesën urgjente të qeverisë për të pezulluar vendimin e mëparshëm, i cili detyronte Departamentin e Shtetit të hapte regjistrimet përpara datës 1 nëntor.
Gjykata argumentoi se pala që kishte ngritur padinë nuk kishte paraqitur argumente të mjaftueshme për të provuar të drejtën ligjore për të kundërshtuar pezullimin e programit.
Megjithatë, vendimi nuk nënkupton anulimin përfundimtar të Lotarisë Amerikane. Çështja mbetet në shqyrtim dhe deri më tani nuk është përcaktuar një datë e re për hapjen e aplikimeve për vitin 2027.
Programi i Vizave të Diversitetit parashikon shpërndarjen e deri në 55 mijë vizave në vit për qytetarët e vendeve me nivele të ulëta emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.













