E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr i madh në një servis automjetesh në Gjirokastër, digjet magazina, shpëtojnë dy pallatet pranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë mesnatës një servis automjetesh në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Flakët dhe retë e dendura të tymit mbuluan zonën pranë aksit kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, ndërsa në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për vënien e situatës nën kontroll.

Reklamë

Për shkak të situatës, u ndërpre edhe furnizimi me energji elektrike në zonë.

Sipas njoftimit të Shërbimit Zjarrfikës, nga zjarri është djegur vetëm magazina e servisit.

Reklamë

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin pranë objektit.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.