Një raketë me origjinë ende të paqartë goditi një anije në Gjirin Persik, pranë bregdetit iranian, dhe shkaktoi zjarr në bord. Lajmi u bë i ditur nga Organizata Britanike e Sigurisë Detare (UKMTO).
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth 40 milje detare në jug të ishullit iranian Laban. Në zonën detare pranë Ngushticës së Hormuzit, tensionet janë rritur, ndërsa anijet tregtare janë përballur me sulme të përsëritura.
Të lidhura
None found
UKMTO, e cila është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi se ekuipazhi ndodhet në gjendje të sigurt dhe deri tani nuk është raportuar për ndotje apo pasoja të tjera mjedisore. Ende nuk është bërë e ditur se cilës anije i përket incidenti, as nga ka ardhur raketa.
Ndërkohë, të premten Omani bëri të ditur se kishte shpëtuar 25 pjesëtarë të ekuipazhit të një tjetër anijeje tregtare, e sulmuar pranë bregdetit të vendit.
Autoritetet po e ndjekin situatën dhe u kanë kërkuar anijeve në zonë të tregojnë kujdes, si dhe të njoftojnë pa vonesë për çdo veprim të dyshimtë.







