Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

31 Tetor 2026 | 12:12

Presidenti amerikan, Donald Trump pati një moment të pazakontë gjatë një tubimi elektoral në Daytona Beach të Floridës, kur u detyrua të ndërpriste për pak çaste fjalimin e tij për shkak të një shqetësimi në sy.

Trump po mbante fjalën e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit kur papritur shfaqi vështirësi për të mbajtur syrin hapur dhe iu drejtua të pranishmëve duke i pyetur: “E keni problem? Kam diçka në sy, shikoni.”

Më pas, ai mori një pecetë e lagu me ujin që kishte në gotë dhe më pas pastroi syrin.Pasi e kaloi situatën, duke thënë se tani ndihej shumë më mirë, ai bëri edhe një koment me humor për pikat e syve, duke shtuar se do të dëshironte t’i kishte me vete, por hezitonte t’i përdorte publikisht.

Trump shfrytëzoi rastin për t’iu kundërvënë kritikëve dhe spekulimeve të ngritura në media rreth gjendjes së tij shëndetësore, pas anulimit të mëparshëm të dy tubimeve në Kansas dhe Iowa.

“Nëse do t’i përdorja (pikat e syve), ata do të thoshin se jam shumë i sëmurë dhe se diçka nuk shkon me mua,” u deklaroi ai mbështetësve të tij, të cilët e pritën me të qeshura dhe duartrokitje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

Christa Pike ka folur për herë të parë pasi i mbijetoi dy dozave të pentobarbitalit gjatë tentativës së ekzekutimit të saj më 30 shtator. Ajo...
11:56 | 31/10/2026

Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë të shtunën, takimi i tyre...
11:45 | 31/10/2026

Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

Kryeministri britanik, Andy Burnham ka deklaruar se është i hapur ndaj thirrjeve për një kërkimfalje zyrtare për rolin historik të Britanisë në skllavëri, përpara se...
11:34 | 31/10/2026