Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në vendin e njohur si “Lugina e Drinit të Zi”. Automjeti drejtohej nga një 66-vjeçar, me inicialet K. V., i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, një 21-vjeçar me inicialet I. V. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.












