Reshjet e shiut kanë rikthyer një problem të përsëritur në Fier: ndotjen e lumit Gjanica. Uji ka marrë sërish ngjyrë të zezë dhe përhap një aromë të rëndë, duke ngritur shqetësime për ndotjen e vazhdueshme të tij.
Krahas ndotjes nga hidrokarburet, këtë herë dyshimet përqendrohen edhe te mbetjet që mund të derdhen në lumë nga fabrikat e përpunimit të ullirit.
Fenomeni përsëritet vit pas viti, veçanërisht me ardhjen e reshjeve, por burimi konkret i ndotjes në këtë rast mbetet ende për t’u verifikuar. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, Gjanica vijon të përballet me të njëjtin problem, ndërsa një zgjidhje përfundimtare ende nuk duket në horizont.


