Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë AlbChrome pas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, i cili vinte në dukje ndotjen katastrofike të shkaktuar nga kjo kompani. Sipas AKM, mbetjet e akumuluara prej vitesh nga AlbChrome prej pluhur kapëseve depozitoheshin në mjedis të hapur, pa asnjë masë sigurie duke shkaktuar rrezik për popullatën. AKM i cilëson mbetjet shumë të rrezikshme dhe kancerogjene.