Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë.
Qytetarë dhe studentë po mblidhen në ambientet përpara institucionit, ndërsa pritet që tubimit t’i bashkohen edhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Protesta zhvillohet në mbështetje të studentëve, të cilët prej ditësh vijojnë kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, në kryeqytet janë marrë masa të shtuara sigurie, me mbi 2 mijë efektivë policie të angazhuar për monitorimin dhe mbarëvajtjen e protestës.













