Nuk e kishte menduar kurrë se do të shkruante poezi a prozë, por një përballje e vështirë me jetën i ndryshoi edhe mënyrën e të shprehurit. Diagnostikimi me kancer gjiri e bëri Paulina Nakon ta shihte jetën me një tjetër sy. Në këtë rrugëtim, fjalët u kthyen në një mënyrë për të përballuar emocionet dhe për të shprehur atë që shpesh mbetet e pathënë.