Policia përgatitet për protestën kombëtare të studentëve, autoboti i ujit pranë Kryesisë së Kuvendit

Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë për mbarëvajtjen e tubimit.

Pranë Kryesisë së Kuvendit është vendosur autoboti i ujit, në kuadër të masave të marra nga uniformat blu. Studentët, të cilët prej tre javësh vijojnë protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Të lidhura

None found

Për protestën e sotme, ata pritet të grumbullohen pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së tyre.

ë mbështetje të protestës studentore, para Kryeministrisë pritet të zhvillojë tubimin e saj edhe opozita, duke e kthyer ditën e sotme në një tjetër moment përballjeje politike dhe proteste kundër qeverisë.

Ndërkohë, pritet të shihet se si do të zhvillohet tubimi dhe nëse protestuesit do të marshojnë drejt institucioneve të tjera.


Shtuar më 31.10.2026 12:35