E shtunë, 31 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Nisin protestat në Tiranë, PD para Kryeministrisë dhe studentët te Ministria e Arsimit, Berisha mungon

Kanë nisur në Tiranë dy protestat e paralajmëruara për mesditën e sotme. Deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë selinë blu dhe janë nisur drejt Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e opozitës. Në protestë vihet re mungesa e kryedemokratit Sali Berisha.

Paralelisht, protestuesit janë mbledhur edhe para Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve.

Reklamë

Më herët, kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të vijojë të mbështesë protestën. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama bëri sërish thirrje për dialog, duke publikuar në rrjetet sociale një video të tryezës prej guri para Kryeministrisë, ku janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.