Dita e 19 e protestës studentore/ Protestuesit mblidhen para ministrisë së Arsimit! Të pranishëm edhe të rinj nga diaspora

Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe tubimesh kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë u mobilizuan kundër kësaj klase politike.

Të lidhura

None found

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve.

Po ashtu, në shesh pritet të rikthehen edhe demokratët, në shenjë solidariteti me protestën studentore.

Në thirrjet e tyre, studentët kanë artikuluar si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të klasës aktuale politike, duke kërkuar një frymë të re në Shqipëri.

Pas javësh protestash, të rinjtë vijojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen pa plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimi i sotëm pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për lëvizjen studentore.