Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu për pak çaste fjalimin e tij elektoral në Daytona Beach të Floridës, pasi pati vështirësi të mbante syrin hapur dhe u detyrua ta fshinte me një pecetë të lagur me ujë. Momenti ndodhi rreth një orë pas nisjes së aktivitetit, ku Trump po mbante një tubim në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit, që do të zhvillohen të martën në SHBA. “E keni problem? Kam diçka në sy, shikoni”, u tha ai të pranishmëve, përpara se të përdorte pecetën për të pastruar syrin. Trump shfrytëzoi momentin edhe për t’iu përgjigjur kritikëve që kanë ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij shëndetësore, pas anulimit fillestar të dy tubimeve të planifikuara në Kansas dhe Ioëa.