Tre aksidente në pak minuta në Klos, dy të plagosur

Tre aksidente janë regjistruar në një hark kohor brenda 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos.
Dy automjete u përplasën në afërsi të rreth-rrotullimit të rrugës së Arbrit.
Automjeti tip Volvo i cili lëvizte drejt Klosit u përplas me automjetin tip Benz që lëvizte drejt Tiranës.
Për pasojë u plagos rëndë një grua e cila u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit.
Aksidenti i dytë u shënua vetëm 500 metra më poshtë ku një automjet tip Toyota u përplas me një kamion i cili lëvizte drejt Tiranës.
Dyshohet se mjeti Toyota ka rrëshqitur dhe ka dalë në anën e kundërt të lëvizjes. Përplasja ka qenë e fortë teksa automjeti vogël është dëtmuar shumë në pjesën e parme dhe janë hapur jastëkët e ajrit.
Drejtuesi i mjetit Toyota u dërgua në spitalin e Burrelit për mjekim pasi deklaroi se kishte dhimbje në brinjë.
Po në këtë moment janë përplasur edhe dy mete të tjera të cilat nuk kishin fushëpamje për shkak të aksidentit, por pa pasoja në njerëz.
Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtyre aksidenteve.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë. Në këtë rrugë që lidh Matin me Rrugën e Arbrit janë regjistruar dhjetra aksidente që kur është hapur, sa herë ka reshje shiu.
Sipas ekspertëve shkak është pjerrtësia shumë e madhe e rrugës dhe sipërfaqja shumë e lëmuar e asfaltit.




