Rreth orës 12-30 ka nisur marshimi i deputetëve demokratë nga selia e PD-së në bulevardin dëshmorët e kombit në mbështetje të studentëve protestues të cilët prej 19 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Që në nisje të marshimit ka pasur një përplasje mes policisë dhe deputetëve Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi.
Policia i thotë të bëjnë pas pasi kanë një urdhër, ndërsa deputetët nuk pranojnë dhe kërkojnë të shohin urdhrin.
Debati:
Belind Këlliçi: Hiqe dorën! Plehrë!
Policia: Prit pak!
Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit?
Policia: Është perimetri i sigurisë.
Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë?
Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.











