Lajmi i fundit

LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës

Nënkryetari i FRPD-së: Kjo është protesta më e bukur e 30 viteve të fundit. Studentët nuk ikin nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës

13:11, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i FRPD-së ka folur për gazetaren e Syri-t, Marsi Korreshi, në lidhje me protestën kombëtare studentore. Ai theksoi se Edi Rama po përpiqet ta zgjasë në kohë dhe ta shtypë revoltën, por sipas tij kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi studentët janë të vendosur të qëndrojnë në shesh derisa të ikë Edi Rama.

“Është një nga protestat më të bukura të 3 viteve të fundit. Studentët kanë idenë e qartë dhe mendjen e ndarë, që ne nuk do të ikim nga ky shesh pa dorëheqjen e Edi Ramës. Dhe nuk bëhet fjalë për reformë, nuk bëhet fjalë për projektligje, në këtë pikë nuk ka më dialog sepse të rinjtë kërkojnë vetëm largimin e Edi Ramës dhe gjithë zinxhirit drejtues të qeverisë, sepse Shqipëria është në ditën më të zezë”, - tha Jurgen Spaho, nënkryetar i Forumit Rinor të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco